Shumë herë

Kultura

Shumë herë

Nga: Neki Lulaj Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 19:49
Neki Lulaj

Shumë herë gjumin e bëj nën hijën e mollës në bahqe

Dikur dora d babait e pat shartuar me dashuri

Nuk me trembin në qiell as mjegullat në male

Këtu kaherë ndiej rizgjim , gëzim e lumturi.

 

Çuditërisht diçka me peshon rëndë si mali

Ne sofrën e ngrohtë të shpirtit testament

Për dialogun me babain e ndierë më merr malli

Dua t'ja degjoj hallet si një i prind i shtrenjët plotë dashuri.

 

 

Kurrë s'ja kam parë nënës shqetësimin mes rrudhash

Edhe kur varfëria rripin fort na pat shtërnguar

Gjithmonë me buzagazin e shihja në konak te udha

Me bujarinë e fjalën aq  të ëmbëltuar.

 

Shumë herë me babain flisnim deri natën vonë

Edhe kur vajguri në llampë harxhohej me pikë

O sa gëzohesha kur i shihja të dy si bashkëudhëtar jete

Besonin se ditë më të mira do vinin në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat