Në zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore
Liderët dalin me plane marramendëse,
Popullit të gjitha kushtet ua plotësojnë
Mbas zgjedhjeve harrojnë çka premtojnë.
Njëri thotë, komunen time do e zhvilloj
Do bëjë fabrika e rrugë të trasuara pa lloq,
Asfaltin do ua afrojmë te dera e shtëpisë
Kemi mjaftë ara për grun e kallamoq.
Punën do ua sjellim n’daçi te krevati
S’ka me pasë dallime qyteti dhe fshati,
Edhe detin do e kemi afër për verime
Do bëjmë gjithë kohën vetëm pushime.
Dhe çka tjetër do u sjellim o, populli im
Dimrit u premtojmë të bëni vetëm skijim,
Do kaloni dimra edhe shumë e shumë vera
Dëshirat ua plotësojmë sikur herave tjera.