Llapi im

Kultura

Llapi im

Nga: Arif Ejupi Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 10:52

Llapi im i rrëmujës e i bujës,

gjumin ta kanë trazuar epokat,

por ti rrjedhën s’e ke ndalur ndër shekuj.

Shumëherë u lave në gjak

nga pashallarë e agallarë, nga krajla e çetnikë,

por çdoherë qëndrove i pathyeshëm e fisnik.

Nuk e ndërrove rrjedhën,

qëndrove aty ku të krijoi Perëndia,

i pastër si biluri, e më i fortë se guri.

Llapi im,

lumë që nuk shuhet,

tokë që nuk dorëzohet,

emër që nuk harrohet.

ARIF EJUPI

Gjenevë,13 nëntor 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat