Koha nuk pret

Kultura

Koha nuk pret

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 12:57
Milazim Zeqiraj

Bashkohuni për të mirën e vendit,
jo si numra,
por si rreze që dalin nga dielli,
që jepin dritë e ngrohtësi

Vendi ka nevojë për dritën e duhur,
se koha nuk pret askënd.
Përgjegjësia  është trimëri,
bashkëpunimi është burreri.
Sebashku në zgjidhjen e nyjeve tona,
që armiku të mos gjejë hapësirë të lirë,

Politika duhet të këtë moral,
e politikani të  jetë i sinqertë,
se rruga e demokracisë është e gjatë,
ajo kërkon drejtësi, dije e përgjegjësi.

Në galaktikën e universit politik,
të ecim në hap me kohën,
krah për krah me të tjerët,
jo të mbesim pas.

Ai që nuk mban hapin me kohën,
nga vetë koha ndëshkohet,
e humb në qepallat e saji,
si hija që tretet prej diellit.

Mos veproni sipas dëshirës e inatit,
por bëni atë që vendit i duhet.
Fjala jonë sot është  urdhër
që të mos harroni kahjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat