Të përsekutuar e të humbur
Nën palët e tokës së mallkuar,
Digjet heshtja përbrenda pa fund
Jeta ç’veshet ç’menduria e tund.
Nuk dëgjohet frymëmarrje as tingull
Ditët e gjata me pritje të zbrazta,
Sodisin rëndë botën e shurdhët
Çbën kjo racë abuzive me qenjën diellore.
Ato eshtra t’hedhura e të shpërdoruara
Zëri i tyre kumbon dikund thellë nën tokë,
Heshtja e ndezur nuk fle për jetë e mot
Me padurim pret, e kemi edhe ne një ZOT…