Ujku i vjetër

Kultura

Ujku i vjetër

Nga: Musa Ahmetaj Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 18:52
Musa Ahmetaj

Shefi i grupit parlamentar

Një padrejtësi ma bëri,

Asnjëherë s'ma dha rastin

Të më dëgjohet zëri

Tërë vitin që po shkon

Vërtet u bërëm horë

Mikrofonin nuk mu dha rasti

Njëherë ta preki me dorë

E them edhe një të vërtetë,

Nuk i kam dhënë siklet vetit

Në bankë prore më ka dalur

Paga "modeste"e deputetit

Pse nga sot do të fillloj

Me brryla edhe të shtyhem

Edhe për zgjedhjet e reja

Në listë patjetër të përfshihem

Gjithënjë kam qenë i tillë

Nuk mund të bëhem tjetër

Kur është interesi material

Vërtet jam një ujk i vjetër

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat