Mirë se vini diasporë

Kultura

Mirë se vini diasporë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 19:23
Musa Ahmetaj

Disa biznese na “vdiqën”

Disa na dolën nga dora

Sllogani i jonë i vetëm

Neve na rroftë diaspora

Këto ditë njëzëri diskutuan

Deputet pas deputeti

Madje jemi me shumë fat

Me diasporën që ka shteti

Ju bashkatdhetarë të dashur

Nuk na rrini prore në derë

Pak ditë ju kemi mbrenda vitit

Herë në dimër e herë në verë

Për juve po punojmë diasporë

Do ua bëjmë më të mirë jetën

O sot o kurrë o bashkatdhetarë

Aktivizoni për zgjedhje kuletën

Babadimri në fund të dhjetorit

Ju pret me dhurata e me shporta

O sot o kurrë ne kemi nevojë

Për kuleta të trasha e për vota

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat