Ditëlindja e munguar

Kultura

Ditëlindja e munguar

Nga: Neki Lulaj Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 13:42

Do të mbledhë Baca 39 guralecë të bardhë

E mbi mermer ta shkruaj një epitaf kujtese

Ndoshta s'bëj gabim, ndoshta s'bëj as mëkat?

Kur me sy të përlotur do shkel barin  mes varreze.

Ky zog mbi lis m'ua  duk ndryshe, për çudi

E zemra po më avullon mall, afsh, zjarr e djersë

Pa ty Florina e bacës u vyshk lulja e manushaqes

Mes engjëjve sugarisa e bacës, pusho e qetë.

Jam lodhur, kërrusur, zemra më është shkrumbuar.

E ky shpirt i vogël m'ua bë prush që të djeg

Pse me shikon nga mermeri kaq e përmalluar?

Baca yt i dashur  s'ka për të harruar përjetë.

Pa ty, Florinë, kujtojmë datëlindjen kaq të malluar

Me sy të përlotur e zemra të thyera nëpër gjokse.

Duam ta puthim ballin e dorën për ta shtrënguar

E duam buzagazin tënd si lulen pranverore.

Na ike  mes ndërkëmbëzave kur erdhi errësira.

Ti s'na the asgjë me gojë, o flokëverdha jonë

Kambana e lajmit mortor na i tha të gjitha

Duam të shohim sytë e tu kaltërorë o yll qiellor.

Në jetë emri yt do rrezatojnë gjithmonë....

E bukura, e ëmbla Florina jonë.......

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat