I veshur me elegancë
Punonte në kabinitet
Për punë të bujqësisë
Vërtet kishte afinitet
Për grande të qeverisë
Nuk ishte hiç alergjik
E bëri edhe kërkesën
Për ca kilogram arpagjik
Aty ku ndahen grandet
Vërtet e kishte një teze
N’aplikacion kishte cekur
Ka një ngastër në rreze
Ngastrën e theksuar
E kishte në emër të hallës
Për mbjellje të arpagjikut
Kishte pëlqimin e mëhallës
Disa karrige të qeverisë
Leht i lëvizi tezja Fatë
Aplikuesin e arpagjikut
Nuk e ktheu duarthatë