Ndër shekuj e ndër breza, me ngjyra të kuqe e të zeza
Emri dhe gjaku ynë; Pellazgë, Ilirë e Dardanë
Ti toka jonë, e rrudhur dhe e tkurrur
E ndarë ndër breza shpeshherë e larë me gjak…
Ti simbol, emblemë e Shqiptarisë!
Në histori, e në luftëra i rilindur si feniksi përsëri;
Në ty për ty, e bashkë me ty jetuam ne Shqiptarët
Në Ty qëndroi, shqiponja jonë e zezë
me kokën lart dhe krihet e saj të zjarrtë!
Për ty e mbi Ty, u derdh e u shtjerr gjaku ynë i kuq
Me ty bashkë në të gjitha luftërat…
Me ty luftoi e fitoi, Gj.K.-Skënderbeu
I pa mposhtur dhe i pa dorëzuar,
Si luan Shqipërie, gjithmonë me fitore!…
Me ty në lindje, edhe në vdekje nëpër dasma e ahengje…
Sikurse edhe në beteja të përgjakshme me pushtues të huaj…
Ndonëse edhe në demonstrata të shumta…
Nëpër burgje të ndryshme, serbo-sllave
Të izoluar e të prangosur deri në vetëflijim!
Për ty ranë, dhe u vranë:
Fazli Grajqevci, me shumë Shqiptarë të tjerë!…
Ty të ruajtëm, e do të ruajmë si sytë e ballit
Të mbrojtëm si mbron shqipja folenë
Gjithmonë me krenari, dinjitet e dhimbje
Me ty mbrojtëm mëmëdheun!
Nga vetë populli ynë, ti prapë u ringjalle
Së bashku me kombin tonë, me UÇK-në tribunë
U ngrite në ballë dhe u lartësove
me shtizën bashkë në përmendore, me shtatore
Ti o fisi, o plisi, ti o gjaku ynë!
Me Malon, ti prapë u lartësove…
Me këngë lirie dhe këngë dëshmorësh tanë…
Me bacë Ademin, ti përsëri u ngrite dhe u rrite…
Që për këtë tokë bashkë me Ty
U shndërruan në Hero e në muranë të gjallë!
Ti na je shëndeti i kombit
Na je si nënë e baba
Me Ty lidhëm besën e kombit e të Zotit
Të kem si motër, e të kem si vëlla !
Ti simbol, emblemë SHQIPËRIE
Në Ty ëndërrojmë e jetojmë të gjallë
Flakadan lirie, urtësie e trimërie:
O yll, o qiell, o diell i rrallë!