Dita e flamurit

Kultura

Dita e flamurit

Nga: Emine S. HOTI Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 13:01
Autorja Emine S. HOTI

Bashkë me ju edhe unë,

mërgimtare në Norvegji,

i gëzohem 28 nëntorit,

qofshim për herë në liri!

Atë ditë burrat e kombit,

firmosën pavarësinë,

me Ismail Qemalin n ‘krye,

shpallën të lirë Shqipërinë.

Pas errësirës shekullore,

historia me dritë shkëlqeu,

nga gëzimi dhe brohoritjet,

sikur u ngjall Skënderbeu.

Prej asaj dite të shenjtë,

pavarësinë tonë festojmë,

gëzon gjithë shqiptaria,

shqipet të lira fluturojnë.

Dhe unë një bijë shqiptare,

me mendje jam në Vlorë,

me ju thërras dhe unë:

rroftë 28 nëntor!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat