Vetë jeta është e mrekullueshme
Ajo është gjithnjë tërheqëse,
Atëherë, pse njeriu e kalon kohën
Pa e njohur e shijuar bukurinë e saj.
Jeta është një horizont i hapur
Atëherë, pse kërkon t’i zë frymën,
Brenda ndodh diçka e pa pritur
Ajo do të shpërthejë në mes nesh.
Jeta është më e bukur se mendojmë
Atëherë, pse ekzistojnë luftërat,
Vrasjet, malltertimet, përdhunimet
Rrëmbimet, pushtimet, asgjesimet.
Njeriu kujna duhet ti bëjë pyetje
Pse, pse, pse nuk e shijon jetën,
Do lodhemi pa përgjegje në pritje
Ajo vazhdon rrugën e vet akoma
Herë në ekstazë e herë në emfazë.