Flakë e prush do të digjesh,
Por një ditë shumë do të përpiqesh
Endrrat t'u shuan në mes,
Por vetë zgjodhe të jesh vetë.
Nuk kuptove çka qenka e mira,
Mblidh gurë se një ditë të pret e vësh
Si cigare një ditë do të digjesh,
E ke vështirë sado që përpiqesh.
Sa mërzi ka për të të kapluar
Vështirë e ke në këmbë për t'u zgjuar
Në gjumë të thellë ka me të shti jeta,
Kanë me t'u kujtuar shumë të vërteta.
Ka me të mbyt mërzia,
Ke me e pasë vështirë
Të kthehesh kah foleja
Të kthehesh kah dashuria.