Të zgjedhurit tanë
Kanë hyrë në garë
Për sharje e banalitet
Kush po del i parë,
Njëra i thotë tjetrit
Ty të vjen era hudhër
Ky publikisht ia kthen
Mbylle gojën moj kudër
Vazhdojnë portretizimet
Me fjalë e ndonjë skicë
Njëri apostrofohet rrugaç
E tjetra madje budallicë
Sharjet dhe ofendimet
Në televizione e portale
Kanë filluar të garojnë
Për fjalë sa më banale
Ky është fjalor e jo mahi
Vërtet kjo është për marre
Ne ua kemi dhënë besimin
Ata nga ne marrin edhe pare