Zhurmë zgjedhjesh, heshtje varresh

Kultura

Zhurmë zgjedhjesh, heshtje varresh

Nga: Arif Ejupi Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 14:41
Arif Ejupi

Kohë dimri, zhurmë zgjedhjesh,
vetëm për punë tekash
dhe inatesh të vjetra e të reja.

Vërtet, dimri është stinë e rëndë.
Në dimër, përrenj e lumenj
bartën gjakun tonë.

Dimri stinë e zymtë,
me dhëmbë shtrigash.
Shumë prindër la pa fëmijë,
e shumë fëmijë pa prindër.

Ne, kokëkrisurit,
kur gjithë bota mbjell në pranverë
e korr në verë,
mbjellim dhe korrim në dimër,
nëpër dëborë e acar.

Inate të vjetra e të reja,
ku do të na çojnë?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat