Si munde?

Kultura

Si munde?

Nga: Gane Ahmeti Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 15:02
Gane Ahmeti

Si munde ni zemër me krisë

Copë-copë e n'dy gjunjë me e qitë, 

Athua si munde n'zemër t'i biesh thikë?

 

A mendove se një ditë ke me iu lutë, 

e me iu përgjërue sa t'këqia i ke shkaktue?

 

Vjen dita, thonë për gjithçka 

e kujton që mirë s'ke ba, 

me e kthye kohën nuk mundesh 

se gjithçka të ka ikë prej dore!

 

Don me sjellë botën, 

ama t'vjen marre 

për shumë t'këqija që i bane.

 

Ndoshta as gjumi natën nuk të zë, 

se ndërgjegjja rehat nuk të lë.

 

Çdo stuhi në jetë kalon, 

po t'këqijat askush s't'i pranon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat