‘’Në këtë kohë të vështirë, edhe po të jesh krejtësisht i lirë
është problem të shkruash me vend, mbarë e mirë!’’
Dhe nëse do të jetë e njëmend, qoftë me hir, apo pahir
Veçanërisht, për njerëzit që janë të drejtë të urtët;
Të sinqertë, të ndershëm, të mençur dhe ata të mirë!
Mirë por, për njerëzit e keqi , të tjerët me radhë:
Rrenacakët, dredharakët, dallkaukët e bishtakët
këta me rrenat, tradhtitë, opinionet, punët e ndyta
Që ishin e janë, me duart të përlyera e të zhytura…
Quan e po qojnë informata-ujë në mullirin e hasmit tonë…
Për viktimat e dhunuara, të zhdukura e të mbytura!
Thonë të urtit, e të mençurit: gabimet janë njerëzore,
ndërsa falja është Hyjnore!
Le ta vejmë dorën në kokë, ta pyesim vetën çdo njeri:
A është në gjendje mu ndalë e me falë, apo me marr hak?
Në këtë tokën tonë, të mbuluar gjithmonë me gjak!
Pra, është kohë e vështirë, e sidomos për njerëzit e mirë!
Në këtë stinë dimri me mot të ftohtë, me shi e pa borë
Mbas këtyre muajve që shkuan, kaloi ky i shenjti nëntor
Si duket erdhi pa pritur muaji zgjedhjeve, edhe ky dhjetor;
Me shpresën do të kalojmë mirë, e nuk do të bëhemi horë!
Nëse jemi të lidhur, me mendje, shpirt e zemër, dorë, për dorë…
‘’Edhe pse, nga pak, do të zhgënjehemi të gjithë!’’, por nuk do të dorëzohemi
Do, sido, do të jetë e tëra hapur-ashiqare; në qytete, rrugë dhe në shesh;
Po shpresojmë që s'kemi për tu mërdhirë, të mbërthyer e mbështjell fort:
‘‘Me ide të reja e veshje të vjetra fare, qoftë me pambuk, ose lesh!‘‘.
Ndoshta, kësaj radhe do të shpëtojmë, si duket ky dimër i forte me rrebesh
Populli do të thoshte: ‘’Krejt kjo e ka një mana të madhe, do të merret vesh..!’’