Kush e vrau Hasan Prishtinën?

Kultura

Kush e vrau Hasan Prishtinën?

Nga: Adem Bytyqi Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 13:55
Adem Bytyqi

Hasan Prishtina,
la luksin në Turqi,
erdhi në Kosovë,
organizoji luftën
për bashkimin kombëtar-shqiptar,
si dikur i madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Vuri në shërbim të bashkimit kombëtar
tërë pasurinë që pati,
organizoi kryengritje
gjithëandej në Kosovë,
por më në fund shqiptarët e vranë.

Kjo fatkeqësi iu ndodhi
edhe Bajram Currit,
Luigj Gurakuqit,
dhe shumë patriotëve të tjerë,
nga tradhtarë shqiptarë,
mercenarë greko-sllavë.

O i madhi Zot!
A thua ka përfunduar
njëherë e përgjithmonë
ky turp kombëtar,
që ua ka marrë jetën
patriotëve më të devotshëm
të kombit shqiptar?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat