I huaj

Kultura

I huaj

Nga: Gane Ahmeti Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 16:40
Gane Ahmeti

Të jesh i huaj në vendin tënd, e të mos kesh arsye për të jetuar, është diçka që nuk di ta përshkruash me fjalë, çfarë të ofron vendi yt për të jetuar që ti të mos ndjehesh i huaj në vendin tënd. Këtë pyetje të gjithë e kemi në kokë, për shumë arsye për t'u larguar.

Dëshira për të arritur aty ku ne duam, nuk të le të qetë as të jemi të kënaqur me ato që na ofron vendi ynë.

Zgjidhje të vetme shohim largimin, për një rrugë që as vetë nuk e dimë ku do të përfundojmë.

Si do ta përballojmë?

Si do t'ia dalim?

Si do pritemi në një vend të huaj?

Si do i kemi vlerat tona?

Si do na humbin kapacitetet e intelegjencës që kemi e që nuk po mund ta shfrytëzojmë në vendin tonë, rruga e vetme është largimi në një vend të huaj, pa shpresë në vendin tënd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat