Urime e gëzuar, për të gjithë botën mbarë
E veçanërisht gëzuar, për popullin tonë shqiptarë
gjithmonë të bashkuar, dalshim faqe bardhë!
N' komb e n' fe, n' flamur, n' festa e n' atdhe
për krishtlindjet e vitin e ri, duke ngritë dolli
Paçim bekime, uratë, gëzime e dashuri!
T'i ndezim dritat, bredhat, ta largojmë errësirën
Dhe ta ofrojmë dritën, që ta shohim të bardhë ditën
Festën e vitit të ri, ta festojmë pa hidhërime
Hasmërit ndër vete t’i falim, armikun e përbashkët ta ndalim
Të kemi dashuri për njëri-tjetrin dhe të kemi gëzime
Që t’mos na mbeten vatrat të shkreta e dritat fikur!
T'a lëm këtë vit ziliqar, si të urryer e të për qarë
Gjithmonë të jemi të unifikuar e t’ bashkuar, jo të ndarë
Ta fillojmë vitin tjetër, me një jetë të mirë e t’mbarë
Në truallin e rrugën tonë të vjetër, të lirë e njerëzore
Që e deshëm e donë, dhe e dëshiron çdo shqiptarë!
Gëzuar pra, për të gjithë juve me radhë:
dalshim faqe bardhë, populli ynë i ndarë!