Binomi i lirisë

Kultura

Binomi i lirisë

Nga: Adem Bytyqi Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 11:43
Adem Bytyqi

Në malet e Drenicës,
në luftë për lirinë e Kosovës,
ranë heroikisht
Fehmi dhe Xheve Lladrovci.

Binomi i lirisë së Kosovës,
Fehmi dhe Xheve Lladrovci,
nuk kanë as edhe një dallim
me Shotën dhe Azemin;
në të gjitha betejat
ishin bashkë kundër hordhive
çetnike të armikut.

Heroi Fehmi Lladrovci,
në të gjitha prononcimet e tij
në frontet e luftës thoshte:
“Po t’i kisha me mijëra lindje,
do t’ia falja Lirisë,
për çlirimin e popullit tim
nga sundimi barbar
i Serbosllavisë.”

Fehmi dhe Xheve Lladrovci,
këta dy heronj, jo vetëm Drenica,
por kurrë nuk do t’i harrojë
Kombi dhe Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat