Të gjitha listat zgjedhore
Me doktora e kalemxhinj
Për një ulëse në parlament
“Deklarohen” si hallenxhinj
Në këto lista zgjedhore
Aty këtu edhe këngëtare
Po “ deklarohen” në media
Nëpër dasma s’ka më pare
Aktorja rrept deklarohet
Unë këtë punë mirë e di
Parlamenti vendi më i mirë
Për me u marrë me komedi
Ju që më bëni konkurencë
Sikur merreni me broçkulla
Parlamenti ka shumë nevojë
Për dr. specialist për nofulla
Shpeshherë ky parlament
Ka nevojë edhe për taktika
Këtë e kisha bërë me sukses
Sepse unë vi nga gjimnastika
Si top modele e legjislacionit
Do të vishem me elegancë
Nëse mbetemi në opozitë
Do të sillem me arrogancë
Unë nuk kam ndonjë shkollë
Në seanca kurrë s’do mungoj
Sa herë më thotë shefi i shefave
Ju betohem se aty do të votoj