Pa kokë mbetur opozita,
Pjellë makabre e ligësisë,
Si lëshon armët pa çuar në vend
Amanetin e pabesisë.
Vajton Juda, syrgjynosur
Larg, në buzë të oqeanit,
Kujton kohën e lavdisë
Kur qe kreu i vatanit.
Me një mijë marifete
Rrëmbeu çelësat e pushtetit,
Piramidë ngriti për vete
Përmbi plagët e miletit.
Një ditë kali zu në thumb,
Ra përdhe i menderosur,
Në hapsanë tash sa mot,
As i gjallë, as i varrosur.
Shokët la si pula pa kokë,
Që nuk dinë se nga t’ia mbajnë,
Bishtin prapë e mbajnë përpjetë,
Turpin me bukë e hanë.
Në anë tjetër një takëm cubash,
Me flamurin e Rugovës,
Prometheut të Dardanisë,
Që ia ktheu lirinë Kosovës.
Pjellë e ndyrë e babëzisë,
Morën frenat e partisë,
Mohuan veprën e tij,
I bënë krahë pabesisë.
Kanë lidhur besë dy hijena,
Ja me marrë frenat e shtetit,
Ja Kosovës me ia kallë flakën,
Në heshtje vafte fati i miletit.
Në bandë hajdash katandisur,
Hajninë fe, rrenë flamur,
Të pashpirt, pa ideal,
Në qafë kollare si ushkur.
Vjellin vrer, plagë të reja hapin
Në trupin e Dardanisë,
Po e çojnë vendin buzë humnerës,
Me ra prapë nën thonjtë e Serbisë.
UÇK-në e Adem Jasharit
Pa pra rrahin me e përbaltë,
Rugovën e kanë mohu,
Legjendarin zemërzjarrtë.
Edhe Drinit përmatane,
Ca të shitur, ca zuzarë,
Me ba hajër s’po na lanë,
Veç emrin kanë shqiptar.
Harro mushkë Valarenë,
Se pashallarët i prenë,
Përmbi kokë dy flamurtarë
Mbajmë Rugovë e Adem Jashar.
Hej, nënë lokja kosovare,
Asht i fisit, djep lirie,
Hasmi jashtë, tradhtia mbrenda,
Nuk po të lanë me ngritë krye.
I pashoq kalvari yt,
Gjarprin në gji padash ke rritë,
Pa e zhbi me rrënjë tradhtinë,
Ka me të mbetë liria në fyt.
Boll durore përmbi shpinë
Gurin e Sizifit – tradhtinë,
Në ballë nxirre me shokë Albinin,
Te thana t’ia vëmë kufinin.
Në gjunjë s’ra kurrë kosovari,
Gjak si lumë shekujsh ka shku,
Nuk dorëzohet sa të jetë jeta,
Do të luftojë siç ka luftu.
Zoti dorë s’hoqi prej teje,
Albin Kurtin vuri në ballë,
Trim, tribun i vegjëlisë,
Qumështi i nënës i qoftë hallall.
Ai asht shpresa, guximi,
Shpatë, mburojë e lirisë,
Krenari e kombit mbarë,
Garanci e ardhmërisë.
Zgjohi, vëllezër, gjithë sa jini,
Për ne ka nevojë Albini,
Në duart tona e ardhmja sot,
Vota jonë – plumb e barot.
Ka kuptim zërin ta ngremë
Për liri e për flamur,
Edhe për bukën e gojës,
Tradhtinë s’e mbështet asnjë burrë.
Brezat shkuan buzëplasur,
Të gjithë lanë si amanet:
Mos me lëshu kurrë trojet tona,
Ndryshe shuhem përjetë.
Jashtë e mbrenda hasmi përgjon,
Kërkojnë kokën e Albinit,
Me na lanë prapë pa flamur,
Me na hedhë në gropë të hinit.
Përkrah djalërisë dardane
Tash sa mot ka dhënë prova,
Fe e flamur, ideal,
Për të asht përjetë Kosova.
Diaspora jonë burrnore
Shtyllë ka qenë e shtyllë ka mbetë,
Për lirinë e Dardanisë
Ka derdhur gjak e ka falë jetë.
Pa kokë mbetur opozita,
Për fyti e ka zanë halli,
I ranë pendët e palloit,
Nga t’ia mbajë s’di zavalli.
Nëmë e gjëmë tradhtia,
Sa herë fati na troket,
I vë minat bashkimit,
Si ngjalë duarsh na rrëshqet.
S’njeh shqiptari rrugë të tretë,
Ja urren, ja don me zjarr,
Në gropë të zjarrit pushkën mban,
Koha ndan e i tërheq zvarrë.
Djep kreshnikësh Dardania
Ka rritë burra në çdo stinë,
Flamurtar sot Albin Kurti,
S’ban pazar kurrë me lirinë.
Rrezikut dili përpara,
Hidhi sytë matanë Drinit,
Ku mileti asht ba dele,
Fundin pret në gropë të hinit.
Çohu sovran, prapë në këmbë,
Ti je zoti i shtëpisë,
Në dorën tande fati i kombit,
Kryeplak i Arbërisë.
XHEM RADIKA
BOSTON
20.12.2025