“Nga Filozofia e mençur popullore
Që t'mos qitet e t’lihet pas dore”:
Ata të cilët e marrin për vehten e tyre
Me shëndet e bajshin në këtë stinë bore!
Metaforë, satirë ironike, si t’a quaj këtë, disi mahi
me sa po shifet e duket, ata që kanë men e sy
Ta dini mirë: dikujt këtu, për dëmet e sherret e tyre
që kanë bërë e po bëjnë, ‘’koxho si fell ka me ju hi!”.
Po thuhet e shkruhet, s’e politikajt, b-analistat e Parlamenti
"kanë luajtë, e po luajnë gugja, me NDJENJAT E POPULLIT!’’...
Le ta dinë mirë, në instancë të fundit, ‘’ata të cilët luajnë guxha’’:
Nga një që e kanë menduar për të tjerët, le ta ruajnë për veti!
“Kështu thonë e mendojnë disa, nga skamja, varfërija, dhimbja e sikleti...
Siç thonë edhe njerëzit e mençur, dhe siç thot: POPULLI-(MILETI)’’.
Në popull si shpesh herë është thanë e thuhet:
"Ik bithë se t'lash, se siç duket fort po t’kruhet!”
Mesa po duket "dikujt këtu ju ka kru, e ka kohë që po i kruhet!”
Në fund fare ju themi haptazi, pa hezitim, ashiqare
Një ditë keq dot ju shkruhet, o ju t'mjerë e ju FAQEZI!
Ashtu si e keni lypë disa, dhe e po e lypni fare;
Ngase na e bët kahre, e po na bëni gjithë këtë SHQIPTARI...
Të gjitha nga pak i provuat, mos e leni, provojeni edhe këtë:
"Me ndonjë mjet të fortë, të mpreht, kuj, apo shishë
U kërkoj falje: atyre që janë njerëz të mirë e të ndershëm
që shkruajta këto vargje,me këso shprehje, të pista e vullgare
Mirëpor, me shpresën e besën tonë të dhanun, dikur hershëm...
Ndoshta, edhe për ne një ditë, dot hapet një derë, apo DRITË-ARE!