Në muzgun e mbrëmjes,
kur dielli perëndon,
ai si një kujtim,
thërret hënën dhe yjet,
që të krijojnë dritë,
për të dritësuar rrugën,
që njeriun të lëvizë pa busullë,
në rrugët e humbura të kujtimeve.
Toka, si një princeshë e hutuar,
merr frymë thellë.
Ajo nuk ndal vrapin,
në trajektorën e errët të universit.
Si një planet i humbur,
me kujtime pa krye,
leviz deri sa e takon dritën e diellit
që të merr dritë dhe ngrohtësi.
Në agim,
dielli shkul rrënjët e errësirës,
yjet kërcejnë me diellin,
në një vallëzim të padukshëm,
që askush së prish harmoninë e tyre,
ndërsa hëna vazhdon rrugën e vet,
me dritë pa ngrohtësi.
Nëse hëna dhe yjet nuk zgjohen,
atëherë nata përmbyset në errësirën e vet,
deri në agim.
1.1.26