Dëshmori Muhamet Brahim Muharremi

Kultura

Dëshmori Muhamet Brahim Muharremi

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 6 janar 2026 Në ora: 19:28
Muhamet Brahim Muharremi

U lind, më 01 mars 1971, në fshatin Lybishtë - Komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen në qytetin e Vitisë.

Muhameti nga dhjetori i vitit 1998 u aktivizua në njësitin e II-të të UÇK-së, ai më 05 prill të vitit 1999, fshati Lubishtë ishte rrethua me milicë, ushtarë e paramilitarë serb. Urdhri ishte nga komanda e njësiteve të UÇK-së që mos të ketë konfrontime me terroristët serb, nga se fshati ishte i stërngarkuar me popullatë civile, të cilët kishin ardhur nga fshatrat tjerë për tu strehuar në fshatin Lubishtë.

Prandaj ishte arsyeja që njësitet e UÇK-së të tërhiqeshin, por dy aktivistët, Muhameti e Mustafa u kapën dhe u maltretuan brutalisht nga paramilitarë serb, që iu kërkonin emrat e ushtarëve të UÇK-së që gjendeshin në fshat, por pasi dytë nuk dhanë asnjë emër ata u pushkatuan. Muhameti e Mustafa kaluanë në radhën e dëshmorëve në përjetësi...

Dëshmori Muhamet Muharremi!

 

Që nga viti nëntëdhjetë e tetë,

vullnetar n’luftë është lajmëruar vet!

Në Brigadën “Gursel e Bajram Sylejmani”,

trimin pa frikë e donë vatani!

 

Luftëtari trim nga Lubishta e Vitisë,

n’detyra ushtarake të hierarkisë!

Që atdheu t’ketë liri,

s’kursej trimi jetën e tij!

 

Muhamet Brahim Muharremi, ra në përjetësi,

veç atdheu të gëzoj liri!...

Nga Lubishta e Vitisë,

emri i tij rreze lirisë!...

Liri t’kemi thotë; ore vëlla,

n’prita t’shkjaut n’Lubishtë ra!

Emri i tij jep krenari,

të punohet për drejtësi!

Të pavdekur dëshmorët janë,

t’këqijat n’shqipe vend nuk kanë!

 

Porosi e atdhetarit,

me i ngritë naltë zërin shqiptarit!

Të ndriçuar jem n’amshim,

populli ynë mos t’ketë dështim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat