Në janar pikllim

Kultura

Në janar pikllim

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 8 janar 2026 Në ora: 18:19
Tahir Zemaj

> Më 4 janar 2003,
> në orët e mbrëmjes,
> nga hijet e zeza
> ra një yll,
> jo nga lodhja e qiellit,
> por nga frika e lirisë.
>
> Kolonel Tahir Zemaj,
> për lirinë e vendit
> u sakrifikua shumë herë.
>
> Ai sfidoi errësirën,
> pushtimin
> dhe poshtërimin.
>
> Në janar nga dora e krimit, toka u njom më gjakun e ngroht,
> të Enisi kur thirri me gjysmë zëri: babë.
> kurse Hasani mbeti i shtangur,
> nga krismat e krimit.
>
> Fortuna dhe Florentina e vogël
> nuk e kuptonin,
> pse babai,
> dhe vëllai Enisi,
> nuk po ktheheshin në shtëpi.
>
> Ata u vranë në liri,
> kur buzëqeshja e zemrës
> kërkonte Diellin e lirisë
> për dritë e ngrohtësi.
>
> Koloneli Tahir Zemaj,
> frikën nga vdekja e kishte mposhtur,
> duke luftuar për lirinë.
>
> Ai lirinë e vendit,
> e deshti  me buzëqeshje,
> të zhveshur nga frika.
>
> Plumbat i ruante për armikun.
> Ai në logun e betejave,
> pa u përkulur ja fali  lirisë.
>
> Për lirinë e vendit
> u sakrifikua shumë herë.
> U vra në liri nga hijet e territ,
> kur fjala dhe vepra e tij
> ishin bërë jehonë lirie.
>
> Nga dora e zezë
> Kosova e lirë u mbush me pikëllim,
> kurse heronji Tahir Zemaj,
> me djalin Enisin
> e kusheririn Hasanin
> u kthyen në përjetësi.
>
> Fortuna dhe Florentina e vogël,
> më vonë e kuptuan:
> Se babai, vëllai dhe kushëriri,
> u vranë sepse e deshtën lirinë e Kosovës
> më shumë se veten.
>
> Për lirin e Kosovës,
> nën akullin e heshtjes,
> u ndez një Diell
> që nuk do të shuhet kurrë.
>
> Në acarin e dimrit,
> nga hijet u shua një hero,
> jo nga nata,
> por nga frika e dritës.
>
> Lavdi jetës.
> Lavdi veprës.
> Lavdi sakrificës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat