Gjithkah!

Kultura

Gjithkah!

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 janar 2026 Në ora: 09:34
Autori Adem Bytyçi

Në veri,

Në jug,

Në lindje,

Në perëndim,

Po, po,

Gjithçka pellazge, ilire

Dhe dardane.

U munduan

Kralë e mbretër,

Pashallarë,

Turq, serbë e rusë,

Bullgarë e grekë,

Për ta çfarosur

Popullin më të lashtë

Dhe më autokton në Evropë

Dhe në rajon,

Popullin shqiptar,

Por ja, nuk ia arritën dot.

Shqiptarët janë të qetë,

Të urtë,

Nuk i frikësohen askujt,

Sepse historikisht

Jetojnë në tokat e tyre.

Nuk kanë aneksuar toka të askujt.

Shqiptarët janë populli

Më i dëmtuar në rajon

Dhe në Evropë,

Të cilit i janë copëtuar

Tokat me dhunë

Dhe tërësia tokësore shtetërore

I është dëmtuar shumëfish.

Këtë më mirë se Evropa

Askush nuk e di.

Turqia moderne e di,

Por nuk e përmend,

Se Perandoria Osmane

Ka bërë gjenocid kundër popullsisë shqiptare.

Por jo vetëm kaq:

Në Kongresin e Berlinit

Tokat shqiptare

Ia ka dhuruar Serbisë

Dhe Malit të Zi,

Dhe për shpopullimin e tokave shqiptare

Ka bërë marrëveshje me Titon

Për t’i dëbuar mbi 500.000 shqiptarë në Turqi.

U munduan

Kralë e mbretër,

Pashallarë,

Turq, serbë, bullgarë

E grekë,

Për ta çfarosur

Popullin më të lashtë

Dhe më autokton në Evropë

Dhe në rajon,

Por jo, nuk ia arritën dot.

Sot shqiptarë ka me miliona,

Jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë,

Por gjithandej nëpër botë,

Të njohur për shkencë dhe kulturë,

Për heroizëm dhe humanizëm,

Si i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Dhe humanistja Shën Tereza.

Shqiptarët janë shpërblyer

Me Çmimin “Nobel” për humanizëm,

Mjekësi,

Dhe pritet që “post mortum”

Të shpallet laureat i Çmimit “Nobel”

Për letërsi

Edhe shkrimtari ynë i madh,

Ismail Kadare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat