Ushton Gryka e Semetishtit,
lufton Ukë Bytyçi,
lum nëna që e rriti,
i ndjek bandat e Pashiqit.
Ukë Bytyçi
ishte bashkëpunëtor i Dr. Rugovës,
gjithmonë i qëndroi pranë
sa herë flitej për çlirimin e Kosovës,
por përherë mbante edhe pushkën në dorë,
duke mbrojtur nderin e Kosovës.
Pas çlirimit, dy herë rresht i fitoi zgjedhjet
për ta qeverisur Therandën,
duke ua ndërtuar jetën qytetarëve,
por pas fitores së zgjedhjeve të fundit,
në rrethana kremtimi,
humbi jetën në mënyrë tragjike,
duke i lënë të pikëlluar
shokët e luftës
dhe qytetarët e Therandës (ish-Suharekës).
Toka dhe qielli i Kosovës,
fushat, malet,
Alpet shqiptare,
dhe brez pas brezi
kurrë nuk kanë për ta harruar
Ukë Bytyçin, heroin e Kosovës.