Ah, januar i mallkuar ke qëlluar
Gjakpirës e gjakprishur si hije,
Tinëza u qasen pishtarëve të kombit
Për ti shuar ato drita, që gjasonin si TRE yje.
Iku ai muzg i hershëm me acar
Nuk do harrohet kurrë në mes nesh,
Çakajt e uritur e të pa ngimur
Do pëlcasin të mundur në shesh…
Jusuf, Kadri dhe Bardhosh,
Në sytë e juaj si flakëzat e muzgut,
Gjethet e thithin nektarin e qetë
Rriten dhe përtërihen në tokën e vet.