Kryepërbashkuesi Skenderbe

Kultura

Kryepërbashkuesi Skenderbe

Nga: Ramiz Spahiu Më: 18 janar 2026 Në ora: 20:43
Ramiz Spahiu

Populli shqiptar priste dikë që t’i printe drejt një lufte të madhe. Kështjella e Krujes priste një dorë për t’a ngritur flamurin me shkabë. Dhe, Zoti na dergoi Skenderbeun, një burr me dhunti të veçanta, mendjemprehtësi e aftësi gjeniale të artit ushtarak. Me një fizik të lidhur mirë e tipare morale deri në përsosmëri, e dihet se gjendja morale kryen tre tëkatërtat e punes ne lufte.

Para se t’i hynte betejave me shpatë, në Kuvendin e Lezhës Skenderbeu arriti një mrekulli, Beslidhjen e Madhe,. Dhe si nje hyjni arriti fitoren e pare, bashkimin e madh te popullit e cila vinte ne nje kohe kur, siç thot nje historian, princerit shqiptar kishin me teper prirje per tu ndare se sa per tu bashkuar. Fitoret e radhes forcuan besimin e shqiptareve se bashkimi ben fuqine, dhe se shqiptaret e bashkuar mund te perballonin fuqine ushtarake te perandoris e osmane, rriten autoritetin e Skenderbeut si komandant dhe dashurine e shqiptareve ndaj tij.

Veprimtaria e Skenderbeut, tregon ç’mrekullira mund të bëj një gjeni, para vështirësive të mëdha e të pakapercyeshme. Vullneti, qëndrueshmëria, ndjenja e lartë e përgjegjësis, vetëbesimi, dlirësia, dorëhapësia, gadishmëria e pranimit dhe shqyrtimit të ideve të reja etj, janë disa nga tiparet e personalitetit të gjeniut tone.

Edhe si burrshteti e strateg i artit ushtarak, Skenderbeu dallonte me mbretërit e princërit evropian të kohës. Kujdesej të njihte prirjet e njerëzve dhe shkallën e zotësis se tyre, me qëllim që t’i jepte secilit detyrën e merituar. Hartonte planin e luftës, udhëheqte ushtrinë dhe njëkohësisht luftonte edhe vetë, si një ushtar i zakonshëm, duke u bërë burim frymëzimi për luftëtarët.

Në personalitetin e tij, Skenderbeu sintetizoi vlerat më sublime të etnopsikologjisë shqiptare dhe ne, aq pashkoqshëm identifikohemi me kryetrimin, sa qenia jonë nuk do të kishte kuptim pa të. Kështu Skenderbeu dhe populli shqiptar e përplotësojnë kuptimsinë e ndërmjetvetme, në një pikë përbashkuese.

Ne shqiptaret duhet ta falënderojmë Zotin që na e fali Skenderbeun, një gjeni kryepërbashkues e shtetformues prej të cilit gjithmonë qytetrimi ka çka te mësojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat