Unë si komisioner
Punoj për meditje
Prej meje mvaret
Deputeti n’renditje
Te kutiat e votimit
Gjithherë isha shefi
Votat i kam llogaritur
Si ma ka dashur qejfi
Si komisioner prore
Nuk isha për here t’parë
Vite të tëra me radhë
Partia e kishte paraparë
Mësimet mi kishte dhënë
Kaherë partia dhe idoli
Për fat të keq tani
Matematika nuk na doli
Gjumin nuk e bëj dot
Shoh ëndrra çdo natë
Uroj që deputeti im
Të më shpëtoj në gjykatë