Heshtja

Kultura

Heshtja

Nga: Gane Ahmeti Më: 23 janar 2026 Në ora: 13:31
Autorja Gane Ahmeti

Heshtja është tingulli më i bukur që kam dëgjuar ndonjëherë,

përgjigjja që ma dha shpirti pa fjalë.

Në të, dashuria u bë plagë e ëmbël,

pika më e ndjeshme e qenies sime,

ku lotët nuk ranë nga dobësia,

por nga forca e zemrës.

Të jetosh në heshtje

ishte dëshirë më e bukur se çdo zë i botës.

Aty u pikturua shpirti im,

me ngjyra që flasin vetëm kur heshtin,

me rutinë që u bë paqe,

me fuqi që nuk kërkoi zhurmë.

Heshtja goditi malet pa britmë,

i përkuli pa dhunë.

Gjethet që ranë nën frymën e saj

morën ngjyrën më të pastër të dorëzimit:

sakrificë dhe dashuri

për të jetuar,

dhe për të mbetur,

në heshtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat