N'belle

Kultura

N'belle

Nga: Neki Lulaj Më: 24 janar 2026 Në ora: 23:25
Neki Lulaj

Te shtrati i Halil Nekës, mbi kroin e Ptyqit,

gjethet shtrihen si kujtime të lodhura.

Mjegulla zbret nga maja e Strellcit,

te kroi uji është akull me pi.

Rrezet e diellit ngrohin vitet e ikura,

lugina oshtinë nga gurgullima e përroit.

 

Këmbësorja mbulohet me gjethe fieri,

prej këtu i shoh ditët e ëndrrat mbi lëndinë.

O sa larg jam tretur përtej maleve e deteve,

dimrat e gjatë m’i kanë ngrirë gishtërinjtë.

 

Mjegulla qepon gurin e Sokolit,

përkulem para varreve të trimave bellagji.

Prajshëm kuvendoj me Hazir Lahën,

ndërsa nga dritarja e Kosheres

Sali Çeku përshëndet vëllezërit e tij.

 

Te shtrati i gurit të Halil Lulajt

koha ka ndalur frymën,

me flamurin e Isa Boletinit,

me bashkë mendjet e ndritura të shaljanëve.

N’Belle,

dimrat e gjatë kurrë harresën s’e mbytën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat