Letërsia shqiptare
ka pasur dhe ka shumë
poetë e shkrimtarë,
por nuk mban mend
të ketë pasur poet dhe shkrimtar
si i madhi At Gjergj Fishta,
Homeri shqiptar.
At Gjergj Fishta
nuk njihet vetëm si njëri
ndër shkrimtarët më të mëdhenj
në historinë e letërsisë shqiptare,
por edhe si diplomat dhe mendimtar i shquar,
që me dashurinë më të madhe
në konferenca ndërkombëtare
mbrojti me vendosmëri, guxim
dhe me mençuri interesat e kombit
dhe të drejtat legjitime të Shqipërisë,
së cilës në atë kohë, nga armiqtë e saj,
i rrezikohej tërësia tokësore
deri edhe vetë zhdukja e shtetësisë së saj.
Tingëllon shumë e dhimbshme
qëndrimi antikombëtar i regjimit diktatorial,
i cili, posa erdhi në pushtet,
poetin At Gjergj Fishta e diskriminoi,
ndaloi me një vendim të veçantë të Partisë
që në shkollat e të gjitha niveleve
të mos mësohej jetëshkrimi, si dhe veprat
e tij me përmbajtje jashtëzakonisht patriotike.
Këtë Enver Hoxha e bëri për hir të titizmit,
të cilin Partia e Punës e tij
e kishte përqafuar.
Shpirtin e poetit At Gjergj Fishta
e rëndon edhe më shumë akti makabër
i diktatorit Enver Hoxha dhe Partisë staliniste të tij:
zhdukja e eshtrave të shkrimtarit,
që edhe sot e kësaj dite
nuk dihet vendvarrimi i tij.