Çdo njeri gabon!
Ndash me miq, ndash me armiq; gojën kurrë mos e fëlliq!
(popullore)
Nuk ka njeri në jetë, pa gabime,
Pa kusure e shtrembërime,
me ose pa qëllime…
Donë, apo s’ donë, çdo njeri gabon!
Mirëpo, nëse mundohesh ta mbrosh gabimin tënd;
Je tu gabuar akoma, edhe më shumë, aq sa je i vet i rënd!
Njeriu për me njohtë veten e vet,
duhet korrigjuar nga dikush tjetër;
apo qoftë, nga një mik i vjetër.
Që është mik me virtyte, i vërtetë me vlerë e me nder!
Apo me u shikua në ndonjë pasqyrë, at fytyrë,
s’e mos ndoshta, tu ka nxirë?
E ke gabim, apo e ke mirë?!
Për atë e kemi një gojë,
atë duhet ruajtur ma shumë,
e duhet ta mbyllim, shpesh here
Që sa më pak me fol!
Dhe, që mos ta ndytim e mos ta zhysim,
“për shumë gjëra, mos ta mbysim!”
E sidomos atëherë kur s’kemi nevojë!
Pra i kemi dy sy, me pa ma mirë!
Dy veshë me dëgjua çka flitet
Dhe më pak me fol!
Kur dikush flet, duhet dëgjuar me vëmendje
Nuk është kurrfarë kulture humane, as vetë dije njerëzore
Andaj korrigjohu që të kesh n’ mendje
Që mos t’i ndërhyjmë, pa i mbaruar fjalët prore…
Prandaj, gabimet janë njerëzore
Mirëpo, falja është Hyjnore!