Xha Jorgo

Kultura

Xha Jorgo

Nga: Arif Ejupi Më: 30 janar 2026 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Me të gdhirë dita merrte shishen me raki, pinte gëllënk pas gëllënke me stomakun bosh.

Në qytezën ku lindi dhe u rrit, gjykimi vinte në shprehje para mëshirës; këtu edhe ëndrrat paragjykoheshin.

I madh e i vogël e përgojonin dhe shushurisnin gojë më gojë e vesh me vesh, pa pyetur asnjëherë për problemet dhe hallet me të cilat ballafaqohej ai.

Po të kishte empati dhe përkujdesje njerëzore, xha Jorgo s’do të kishte vdekur në vetmi e i braktisur. Ndoshta gojëkëqinjtë do ta trazojnë edhe në varr, por ai tani as nuk sheh, as nuk dëgjon.

Edhe kur vdiq xha Jorgo, të gjithë thanë: — paska vdekur pijaneci.

Arif Ejupi
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat