Lahutari i lirisë

Kultura

Lahutari i lirisë

Nga: Arif Ejupi Më: 31 janar 2026 Në ora: 20:27
Gjergj Fishta

Me “Lahutën e Malcis” na mposhti frikën,
na shtoi guximin, na mësoi dhe na bindi
se Shqipëria s’çlirohet pa flijim
e besim në vete.

At’ Gjergj Fishta — burrë trim e i zoti,
me mendje e vepër,
porsi Gjergj Kastrioti.

Germat e shqipes
i qëndisi si yje në Manastirin legjendar,
me vlerë floriri për çdo shqiptar.

Pastaj fjala shqipe nisi të shkruhej
në Evropë e Amerikë —
Shqipëria doli në dritë.

Shkodër, Shirokë e Fishtë, troje të shenjta,
djemtë tuaj: Gjergji, Migjeni, Filipi, Hili dhe Luigji,
i dhanë emër e nder Arbërisë,
e bënë vend me gjuhë e zot.

Emrat e tyre s’do të harrohen
për jetë e mot!

ARIF EJUPI
Gjenevë, 30 janar 2026

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat