Salih Zenuni u lind, më 26 gusht të vitit 1979, në fshatin Lubisht, shkollën fillore shtatë vjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmën në Dortmund të Gjermanisë. Ai ishte punësuar në Dortmund për mbajtjen e familjes: Salih Zenuni, për çlirimin e atdheut braktisi Gjermaninë, ku së bashku me disa shokë marrin rrugën për në Shqipëri, më saktësisht ata në Burrel kryen stërvitjet dhe bëhën gati për hyerjen në luftë. Salihu ishte caktuar në Zonën e Pashtrikut, në kuadër të Batalionit nën udhëheqjen e Fazli Berishës, pra në togun e udhëhequr nga Nuhi Halabaku nga Pozherani. Në kuadër të operacionit “Shigjeta”, më 26 maj të vitit 1999, filloi sulmi për t’u futur në Kosovë, ku, luftimet zgjatën deri natën vonë. Epërsia e forcave serbe në armatim dhe ashpërsia e terrenit bënë që forcat e UÇK-së të tërhiqen. Në mes 26 e 27-të majit të vitit 1999, afër lagjes Martinaj të Gorozhubit, në këtë betejë ra dëshmor Salih Zenuni në moshën 20-të vjrçare, në të njejtën ditë ra edhe dëshmori tjetër nga Komuna e Vitisë, Bafti Haxhiu. Trupi i dëshmorit, Salih Zenuni, u varros në Gorozhub, po që ai më 18 korrik të vitit 1999, rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Viti. Heroi Salih Halim Zenuni iu bashkëngjit radhës së dëshmorëve të përjetësisë për të mbetur në përjetësi përgjithmonë në kujtesën e popullit.
Dëshmori Salih Zenuni!
Vullnetar trimi nga Dortmundi i Gjermanisë,
për t’i dhënë forcë lirisë!
I edukuar Salihu nga familja e tij,
donë që atdheu t’gëzoi liri!
N’Pashtrik dëgjohet ushtima,
janë bërë bashkë përplotë trima!
Kthetrat kulçedrës për t’ia shkputë,
luftojnë trimat hiç pa tutë!
N’radhë t’parë ishte Salih Zenuni vullnetar,
nga Lubishta e Vitisë kishte ardhur!
Me armë n’dorë automatik,
lufton trimi n’Pashtrik!
Përjetësia e merr trimin,
te luftëtarët rritë guximin!
Hapen shtigjet e lirisë,
me luftëtarët e përjetësisë!