Lotët

Kultura

Lotët

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 10:17
Xhelal Hoxha

Nëse ma merr këndimin, nuk mund të ma marrish edhe vajin.

(Proverb popullor)

Lotët rrjedhin  nga thellësia e zemrës dhe shpirtit

Lotët më së shumti na i nxjerrë dhimbja e afërt që kemi

Ata janë shumë të çmuar

sepse dalin-burojnë kryekëput prej trurit e ndjenjave të çdo njeriu

Lëngu loti që rrjedhë nga sytë

Shpesh here është loti i dhembjes

i hidhërimit, por më rrallë është lot gëzimi

Njeriu i gjallë qanë, por edhe qesh, kjo i ndodhë shpesh…

Lotët e ndarjes mes njerëzve,  shpesh here na tradhtojnë e na mashtrojnë…

Thonë: Kur njeriu qanë lirohet nga mërzia e brenga

Loti i vdekjes është lot i ndarjes shumë i vështirë;

Loti i dashurisë dhe i bashkimit, është lot i mirë!

Thonë: Loti Nganjëherë është i shëndetshëm dhe ilaç për shpirtin e zemrën

Prandaj, jo më kot nuk thuhet:

Lotët shpojnë thellojnë;

drurin, murin, gruan, burrin, por edhe gurin

Jemi të uruar, nga një Zot

Dhe tani nuk do të derdhim më lot-kot

Tani jemi të bekuar e të çliruar, kemi hekur hallkat,  nga qafa,

E zi ngjirët nga trupi,  dhe nuk jemi të burgosur e t’ izoluar

Ngase shumë vite e shekuj ishim të robëruar..!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat