Jeta e ka formën e pemës
Edhe kur ajo shuhet,
Ngjallet diçka brenda
Duke e zbërthyer në sytha
Të kthehet në ripertrirje...
Jeta ka vuajtje
Dëshpërime e zhgënjime
Por ajo na mëson e thotë,
Se gjërat rrjedhin si uji nën urë
Pas së cilës do përfitojmë
Gjëra të mrekullueshme.
Dhe se duhet ta jetojmë
Jo më largë se tani
Dhe t’ua thëmi edhe fëmijëve
Ta ruajmë e çmojmë në çdo çast.
Asnjëri nuk e ka në dorë
Magjinë dhe përjetësinë e saj,
Dikush na thotë “Jetone tani”
Është çasti më i bekuar dhe i duhur
Dhe sfida më madhore që duhet çmuar.