Ylli i mëngjesit,
kurrë pa dritë.
Natën e ndriçon,
ditën e lajmëron.
Ngadalë lëvizi,
pa u lodhur,
pa ndalur,
në dritën e diellit,
e humb shkëlqimin.
Kur drita i harxhohet,
në mëngjes,
i afrohet diellit,
për dritë më shumë,
Në mbrëmje
errësirën e ndriçon,
që rrugëtarët e natës,
drejtimin mos ta shtrembërojnë.