Ju na premtuar të mira
Vetëm për pak idare
Ne tash nëpër burgje
Ju n’karriga parlamentare
Ditë e natë të tëra prore
Me gjyqtarë jemi ndeshur
Ju me kravata në gushë
Gjithnjë duke buzëqeshur
Neve tash nëpër burgje
Na japin bukë dhe pashtetë
Votimi për nënkyetarë
Tash po bojka në paketë
Jam vetëm një i mashtruar
Më së paku jam tellall
Mundin që e bëra për juve
Kurrë nuk ua bëj hallall
Për ty i dashuri deputet
Vota në kuti kam hedhur
Po ju përshëndesim nga burgu
Juve me mandate të vjedhur