Në një realitet alternativ —
atë që duhej ta jetonim pas luftës —
kosovarët jetojnë në harmoni.
Fëmijët luajnë.
Zogjtë këndojnë.
Heronjtë nderohen.
Dëshmorët kujtohen.
E nënat?
Nënat
nuk vajtojnë bijtë e tyre të pagjetur.
Nuk vajtojnë
bijtë e humbur.
UÇK-ja
është vlerë.
Ah… sa e mirë kjo botë.
Sa e mirë,
kur e di se sot:
Heronjtë çnderohen.
Dëshmorët harrohen.
Nënat vajtojnë.
Bijtë e tyre,
Bijtë e tyre sot,
gjykohen pa drejtësi.
UÇK-ja
vihet në bankën e të akuzuarit.
O, si nuk e kam fuqinë
ta ribëja edhe një herë nga fillimi.
Të rrëzoj gjithçka.
T’i zgjoj njerëzit me një klithmë:
Liria u fitua.
Por drejtësia mbeti rrugës.
Dhe për sa kohë
dhimbja vazhdon,
harresa sundon,
e heronjtë gjykohen,
lufta
nuk ka mbaruar ende.