Ata që dinë rëndësinë e Lirisë,
dhe tani e përjetojnë çdo ditë,
të falenderojnë përjetësisht,
o madhja Amerikë.
Ajo që duhej thënë tash:
vonesa për të ndërhyrë
kundër forcave fashiste serbe
shkaktoi masakra dhe varre masive.
Amerikë e dashur,
me miqtë dhe aleatët evropianë,
po të mos kishit ndërhyrë ushtarakisht
kundër caqeve të regjimit mizor serb,
Kosova nuk do të ishte shtet,
dhe një milion shqiptarë të debuar
me dhunë dhe terror
kurrë nuk do të ishin kthyer
në vendin e vet.