Ditë feste,
ditë gëzimi
dhe ditë kujtimi
për të gjithë ata burra,
gra, pleq e fëmijë
që kanë rënë për lirinë
e një populli që ka vuajtur aq shumë.
Për një popull paqedashës
dhe liridashës,
të cilit i janë bërë padrejtësi
më shumë se cilitdo popull tjetër në botë.
Kjo ditë është dita më madhështore
që shënon çlirimin e një populli autokton në tokën e tij, si gjithmonë,
nga një regjim çnjerëzor, gjakatar dhe mizor,
siç ishte regjimi serb antishqiptar.
Kosovën gjithmonë e paçim të lirë
dhe të dashur për të gjithë qytetarët e saj,
pavarësisht nga gjinia, kombësia
apo besimi,
që e duan Kosovën si shtetin e tyre.