17 shkurti nuk ishte vetëm përvjetori i pavarësisë.
Ishte një ditë që i gjeti
shqiptarët më të bashkuar
si asnjëherë tjetër më parë.
Liria e shqiptarëve
është një qëllim dhe dëshirë
që ka rrënjë të thella në histori,
qysh atëherë kur shqiptarëve
u mohohej e drejta
jo vetëm të mësonin,
por edhe të flisnin shqip.
Që atëherë, patriotët shqiptarë
filluan ta kërkonin lirinë,
në fillim në heshtje,
për shkak të persekutimit
nga ata që ua ndalonin të flisnin dhe të mësonin shqip.
Ata ishin serbët,
një popull që kishte ardhur nga Karpatët e Rusisë në Ballkan,
dhe ua aneksuan tokat shqiptarëve
me dhunë dhe terror.
Historia tregon
se shqiptarët, përkundër sfidave, represioneve
dhe padrejtësive të shumta historike,
kurrë nuk u dorëzuan në kërkim të lirisë,
barazisë dhe shtetit të pavarur
si gjithë popujt e fqinjëve të tyre.
Ajo që ky popull nuk duhet të harrojë
është se për të arritur lirinë
dhe shtetin sovran pas luftës së vitit 1999,
janë flijuar më shumë se një milion shqiptarë.
Që nga ardhja e serbëve nga Karpatët e Rusisë në Ballkan,
kjo sakrificë sublime për shtetin e pavarur të Kosovës
nuk duhet kurrë harruar.