Vargje historike

Kultura

Vargje historike

Nga: Adem Bytyqi Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 21:06
Adem Bytyqi

Toka filloi të sillet rreth Diellit,
ndërkohë në Mesdhe
u krijua Ilirija,
Përandoria e Ilirëve,
shqiptarëve të sotëm,
Përandoria më e madhe e kohës.

Në territorin e Përandorisë Ilire
nuk kishte popuj as fisë të tjera;
fisët sllave ruso-serbe
jetonin në Karpatë,
atje jetën e kishin të vështirë,
nuk merreshin me asnjë veprimtari tjetër
përveç gjuetisë.

Më vonë filluan dyndjet e mëdha sllave;
serbët vijuan nga Karpatët në jug,
Përandoria Ilire ra,
serbët aneksuan tokat shqiptare
dhe ia ndryshuan emrin rajonit
nga Iliri në Ballkan,
që në Ballkanishtën e vjetër
do të thotë “bjeshkë, vend i pafat”.

Në fillim, në Beograd dhe në shumë vendbanime në Serbi,
më shumë kishte popullsi shqiptare
se popullsi serbe;
por më vonë kjo strukturë demografike
për çudi dhe në rrethana misterioze ndryshoi
në favor të popullsisë serbe.
Filloi, në mënyrë apokaliptike, spastrimi etnik
i vendbanimeve ku shqiptarët
ishin autoktonë, nga politikat çfarosëse të shtetit serb,
nga Krushevc, Nish, Vranjë, Prokuplje
e deri në Merdar;
pastaj u aneksua edhe Dardania,
duke ia ndryshuar emrin nga Dardani në Kosovë.

Shpërngulja më dramatike e shqiptarëve
nga vendbanimet ilire në Serbi,
nga shteti serb me dhunë, represalje, terror dhe masakra,
si dhe shpërnguljet për në Turqi,
nuk ndalën as në periudhën e Jugosllavisë së Titos,
me marrëveshjen e ashtuquajtur
“Gentlemen’s Agreement” Jugosllavi-Turqi.

Ndërkaq, për hir të së vërtetës historike,
Golgota shqiptare ndodhi në vitet 1912-1913,
ushtria serbe masakroi shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni,
në mënyrën më çnjerëzore;
u ekzekutua popullsia civile shqiptare:
pleq, gra dhe fëmijë,
duke i djegur të gjallë në tuba, kashte dhe talle;
femrave shqiptare shtatzëna
u hiqeshin fëmijët nga barku me bojaneta,
dhe pastaj ato, akoma të gjalla, digjeshin në zjarr.
Kjo është periudha më e llahtarshme e gjenocidit serb kundër shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat