Njëra nga pasuritë natyrore më të njohura e më të rëndësishme në trevën e Mirditës janë pyet e mrekullueshme të saj. Këto pyej ndahen në disa lloje sipas lartësisë gjografike. Së pari në zonën e ulët të Mirditës gjenden pyje të shumëta të lisit e në zonat më të larta pyje të mrekullueshme të halorëve dhe të ahut.
Këto pyje të pasura lisi, pishe e ahu nuk kanë munguar të tëheqin vëmendjen e shoqërive aksionere të vendeve të perëndimit që në fillimin e shekullit XX, sidomos atyre aksionere italiane. Sipas dokumenteve që nga viti 1906 shoqëritë italiane dërguan në Mirditë komisionet studimore për vlerësimin dhe përcaktimin e mundësive të shfrytëzimit të tyre. Me interes të veçantë shfrytëzimi për ta kanë qënë pyjet e Qafë-Mollës.
Komisioni italian, pasi kreu studimin në dhjetor të vitit 1906, paraqiti projektin “Markio”, për shfrytëzimin e pyjeve të Qafë-Mollës.(1) Ky raport është mjaft i hollësishëm dhe me detaje, ku në mes të tjerash thuhet; “Pyjet e Qafë-Mollës kryesisht prej lisi të kualitetit të parë, me moshë deri 150 vjeçare, përmbajnë 228000 metrakub dru të punueshëm, 30000 metrakub dru të çmueshëm dhe 74000 metrakub dru zjarri...”(2)
Pyjet e Mirditës e në veçanti ato të Qafë-Mollës, nuk kanë mbetur jashtë interesimit as të shoqërive të tjera europiane, sidomos të atyre austriake e franceze. Shoqëritë aksionere franceze kërkuan që të shfrytëzonin sidomos rreshinën e pyjeve të pishës në Mirditë.
Prend Doçi në bashkëpunim me Preng Bib Dodën në vitin 1909 ftuan vëllezërit Dogna të një shoqërie italiane, për të studiuar mundësitë e shfrytëzimit të pyjeve të Skurajve, Livadhëzit, Gëziqit, Ndërfushazit, Dervenit, Qafë-Mollës dhe Molungut. Përfaqsuesit e shoqërisë italiane kryen studimin e këtyre pyjeve dhe filluan të shfrytëzojnë pyjet e Skurajve.(3)
Pas studimit dhe hartimit të raportit përkatës në vitin 1909 midis Preng Bib Dodës dhe Abatit nga njëra anë dhe përfaqësuesve të Konsullatës italiane në Shkodër nga ana tjetër, u nënshkrua një kontratë për shfrytëzimin e këtyre pyjeve. Po në bazë të kësaj marrëveshje parashikohej të ndërtohej hekurudha Shëngjin-Rubik.(4)
Në raportin studimor të hartuar dhe të përpiluar për të ju paraqitur palës shqiptare, nga pala italjane për pyjet e mirditës, thuhet se: “ Sasia e përgjithëshme e shfrytëzimit do të jetë 800000 metër kub dru lisi, për të cilën do të paguhet çmimi për trungjet me trashësi 15 cm 16 franga ar për metër kub, për trungjet me trashësi nënë 15 cm, 15 frang arë për metër kub. Tarifat doganore do të paguheshin nga shoqëria sipërmarrëse italjane dhe ato do të ishin 140 frang ar. (5)
Masivi pyjor i lisit të pastër, që zë territorin nga Ura e Fanit në drejtim të Gëziqit është jo vetëm një masiv prej nga ku në vite të ndryshme janë nxjerrë qindra metrakub lëndë drusore të një cilësie mjaft të mirë, por më së pari ai përbën dhe një bukuri të veçantë ku rriten lisa të lartë të llojeve të ndryshme, si shparth, bung e qarr, po ku nuk mungojnë bimësi të tjera si frashni, dëllinja, mareja, shkoza, boshtra etj.
Natyrish ato kanë qënë në vemendje të shoqërive të huaja edhe pas shpalljes së pavarsis së Shqipërisë.
Kështu në vitin 1924 shoqëria italjane e hekurudhave, me anë të një kerkese drejtuar qeveris shqiptare, paraqet nje projekt kontratë për shfrytëzimin e pyjeve të luginënës së Fanit në rrethin e Mirditës. Ku përfshihej e gjithë sipërfaqja nga Miloti gjithkund teritorit ujërrjedhës të luginës së Fanit. Qeveria Demokratike e 1924 duke mos u ngutur pasi bënë verejtjet dhe propozimet e saj nxori një shpallje që u botua në fletoren zyrtare të vendit (6)
Njëkohësisht në Shtator të vitit 1922 shoqëria gjermane “Inag” i drejtohet ministrit shqiptar të punëve botërore, me kërkesën për të marrë në Shqipëri koncensione për shfrytëzimin e pyjeve. Pas miratimit nga qeveria të kësaj kërkese, u paraqit projekti, mes të tjerash për shfrytëzimin e pyjeve të Oroshit për një periudhë 20 vjeçare (7) Ky projekt nuk është paraqitur në parlamentin e asaj kohe.
Vetë marrëdhenjet austriake dhe interesat e tyre ekonomike dhe politike në mënyrë të veçantë në Shqipërinë e veriut nuk mund të linin menjëanë as shoqëritë austriake.
Që në vitet 1908-1909 shoqëritë austriake kishin kërkuar dhe kontaktuar me Abat Doçin dhe Preng Bib Dodën që të mund të arrini një marrëveshje për shfrytëzimin e pyjeve të virgjëra të Mirditës.
Këto kërkesea ishin drejtuar qeverive kombëtare pas shpalljes së pavarsis së Shqipërisë duke afruar edhe ofertat përkatëse. Ndër shoqëritë austriake që kanë paraqitur kërkesa pran qevris së Shqipërisë sidomoss në vitet 1918-1925 janë; “Robert Hink” dhe “Otto Fiala” në mes të kërkesave bëhet fjalë edhe për ngritje të sharrave në veçanti në Mirditë për shfrytëzimin e pyjeve të kësaj treve.
Hezitimet e qeverive shqiptare, mungesa e infrastrukturës dhe në mënyrë të veçantë pasiguria për shfrytëzimin e pyjeve për një kohe të gjatë kishte bërë që këto kërkesa të mbeteshin vetëm të tilla dhe të mos veprohej konkretisht.
Pas vitit 1927 kur ishte ndërtuar ura lidhëse e Milotit dhe rruga kishte gjarpëruar bashkë me Fanin në drejtim të kundërt të rrjedhës së tij pikërisht asaj lugine që Fabian Barcata në rromanin e tij të famëshëm “Lule” e kishte quajtur njërën nga luginat më të bukura të Europës, drejt Rrubikut ku nga një shoqeri italjane bëhej shfrytëzimi i mineraleve fillon edhe shfrytëzimi i pyjeve nga po një shoqëri italjane kryesisht në Rrasfik, Katundin e Vjetër, Rrethin e Epërm e gjer në Gëziq.
Mikroklimat natyrore të përrenjëve të Gëziqit krijojnë mundësinë e zhvillimit edhe të sipërfaqeve të vogla të shkurrnajave. Kryesisht bimët shkurrore gjenden në zonën e Gëziqit në brigjet e Fanit të Madh ku gjenden sipërfaqe me shqopë, mare, dëllinjë, krifshë, shkozë, bush etj.
Duke u ngjitur lart në drejtim të Majës së Malthit, pasi kalon Lakun e Dardhës, gjenden edhe masive të pishës së zezë, por gjithësesi formacionet kryesore pyjore në territorin e Ndërfanës i përbëjnë pyjet e lisit, shfrytëzimi me kujdes i të cilëve do të çonte në krijimin e të ardhurave të konsiderueshme.
Natyrisht, ky territor i veshur pothuajse tërësisht me bimësi pyjore, ku gjendet i përhapur një genofond i pasur i florës, krijon kushte të përshtatshme edhe për rritjen e një faune interesante e të veçantë.