„Çeta e profetëve“ libri u bë dritë

Kultura

„Çeta e profetëve“ libri u bë dritë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 21:24
Milazim Zeqiraj

Dardania e pushtuar,

nga perandoria që hante hekur me dhëmbë,

mbeti pa qiell e pa diell.

 

Pjetër Bogdani ynë,

klerik, filozof, shkrimtar, poet e komandant,

si yll në errësirë,

me pendë dhe armë u ngrit për liri.

 

2.

 

Me librin „Çeta  e profetëve“

diturisë i hapi rrugë të mbarë

dhe ndezi dritën e lirisë,

që nuk u fik kurrë.

 

Fjalët e shkruara në libër

ishin si rreze dielli në agim

dhe u bënë urë

mes besimit dhe mendimit,

për liri e dituri.

 

Ai në errësirën e pushtimit,

me librin „Çeta e profetëve“ në dorë,

e thirri lirinë e qiellit,

për të krijuar liri për njerëzimin,

dhe çliruar dijen, 

nga prangat e robërimit.

 

3.

 

Kur dhuna e pushtuesit rritej,

shpresa për liri humbte kuptimin.

Atëherë Bogdani, si komandant, u ngrit,

e mblodhi çetën e profetëve

dhe e filloi luftën kundër pushtuesit,

që populli të mos jetonte

në robëri.

 

Bogdani, si komandant, la porosi:

„Njeriu përherë

duhet të kërkojë dritën dhe lirinë,

jo në qiell,

por në thellësinë e vetes së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat